‘Largohuni nga vende si Shqipëria’- Austria lëshon nivelin më të lartë të alarmit

Austria ka lëshuar nivelin më të lartë të alarmit për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ditën kur BE lejoi vetëm dy vende nga gjashtë që të jenë pjesë e listës së sigurt.

Sipas BBC, Austria ka lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit për gjashtë vendet: Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Sipas BBC, kategoria e gjashtë e paralajmërimit prek të gjitha udhëtimet drejt Ballkanit Perëndimor dhe rekomandon që austriakët të rikthehen nga këto vende menjëherë.

Ata që do të rikthehen, ose do të përballen me karantinë 14-ditore, ose duhet të tregojnë prova të një testi negativ për Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.

Sipas BBC, këto vende të Ballkanit kanë njohur një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus.