Vasili: SPAK, zgjohu! Ja ku i ke provat kriminale për Ramën

Ja faktet! SPAK zgjohu, për ligj e humanizëm heto Edi Ramën për pandeminë! I gjithë drejtimi i pandemisë u përqëndrua nga Edi Rama qëllimisht në dorën e tij.

Nga Petrit Vasili.

Rama bëri kryeministrin, epidemiologun dhe infeksionistin me kurajon karakteristike të injorantit dhe arrivistit politik të sëmurë.

Dështimi është një fakt i vërtetë dhe i hidhur. Shifrat flasin vetë. Janë shifra të rënda.

Asnjë belbëzim i Ramës dhe i ministrisë nuk fsheh dot këtë të vërtetë, patetizmat false dhe hipokrite nuk ndihmojnë askënd.

Refuzuan me arrogancë prej të marrësh çdo sugjerim konstruktiv dhe profesional që ju bëmë. Pasojat i vuajnë shqiptarët.

Përgjegjësia e Ramës është shumë e rëndë.Rëndojnë mbi të dhjetëra jetë njerëzish e qindra e qindra të infektuar.

SPAK, jo vetëm në respekt të detyruar të ligjit, por edhe për humanizëm, duhet të kishtë filluar hetimin ndaj Ramës.

Prokuroria në Itali ka thirrur kryeministrin Konte për çështjen e administrimit të pandemisë.

Meqënëse SPAK nuk i gjen dot faktet për të filluar hetimin ndaj Edi Rames për menaxhimin kriminal të pandemisë, po e ndihmojmë ne me deklarimet e rrezikshme dhe me pasoja të Edi Ramës.

Lexojini vetë deklarimet e tij skandaloze:

Rama në 2 maj deklaronte:

"Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.

Ja çfarë thoshte po ky Rama në 2 qershor:

"Doni, nuk doni ju që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.

Me 18 mars Rama refuzonte perdorimin e maskave:

"Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë".

Me 17 mars Rama refuzonte te bente testime ja cfarë thoshte:

"Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv iu thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”