COVID-19/ Konfirmohen dy raste të reja në Shkodër, në postë dhe bashki

Shtrirja e madhe e koronavirusit gjatë ditëve të fundit ka sjellë edhe infektimin e punonjësve të institucioneve.

Të infektuar ka patur në Bashkinë e Shkodrës, ku ditën e sotme janë konfirmuar me Covid-19, edhe një tjetër punonjës i bashkisë, si dhe një punonjës poste.

Dy ditë më parë, në Bashkinë e Shkodrës rezultoi pozitive edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër si dhe një polic Bashkiak.

Me rastin e sotëm shkon në 4 numri i të infektuarve në këtë institucion.