Hoti i gëzohet presidencës gjermane të BE: Presim të na hiqen vizat

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, i është gëzuar, marrjes së presidencës 6-muajore të BE-së nga Gjermania duke filluar nga 1 korriku 2020.

Në mesazhin e tij në Fb sot, Hoti shprehet.

"Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!

I jemi shumë mirënjohës qeverisë gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës!"