Olsi Bylyku në jaht me vajza të tjera, ja si reagon e dashura e tij Egli

Olsi Bylyku dhe Egli Tako zyrtarizuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas, duke u bërë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar.

Ata shpesh ndajnë video gazmore me ndjekësit, duke treguar rreth marrëdhënies së tyre veshur me nota humori, sikundër i takon Olsit.

Mirëpo, ditën e djeshme ka qenë e dashura e tij, Egli, ajo që na ka bërë të qeshim me videot e shpërndara në Instastory.

Videot janë shkëputur nga videoklipi i ri që po xhiron aktori, i cili shihet mbi një jaht me disa vajza.

'Ah, Olsi Bylyku për ty paska qenë jeta mor djalë. Ma bëre jetën si deshe, bravo bravo”,- thotë Egli, ndërkohë Olsi ia kthen: “Faleminderit, faleminderit!”.

Pra, sikundër mund ta kuptoni Egli nuk është fare xheloze, madje e mbështet të dashurin e zemrës në çdo gjë.