E bija e Ismail Kadaresë, Zv.Presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Nju Jork - Besiana Kadare, Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, është zgjedhur Zv/Presidente për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Besiana Kadare është e bija e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Lajmin e ka dhënë vetë Ambasadorja Kadare në Fb:

Jam krenare  të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara!

Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t'i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj."