VIDEO/ Vojvoda s’e duron dot tamponin, shihni si reagon ndaj mjekes

Belgjika ishte një ndër vendet e para që mbylli para kohe kampionatin prej pandemisë së Koronavirusit, por sezoni i ri i kampionatit belg do rifillojë së shpejti dhe klubet atje po marrin masat paraprake.

Lojtarëve po i bëhet tampon për të zbuluar nëse janë apo jo mbartës të Koronavirusit.

Në Belgjikë, me Standartin e Liezhit aktivizohet edhe Mërgim Vojvoda.

Së fundmi në rrjet po qarkullon një video ku lojtari i Përfaqësueses kosovare ndihet i bezdisur nga tamponi teksa me zor po duron dhe është gati t’ia heqë nga dora e mjekes.