VIDEO/ Tuci shënon sërish për Lokomotivën

Indrit Tuci po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit në kampionatin kroat të futbollit.

Pasi i shënoi Hajdukut një javë më parë, sulmuesi i Shpresave ka arritur të tund sërish rrjetën.

Tuci realizoi para pak minutash për Lokomotivën në një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo Varazdin, ku ekipit të shqiptarëve i duhet fitorja, pasi ngjiten në vendin e dytë dhe kalojnë në klasifikim Hajdukun.

Ndeshja në këto momente është 1-0 për Lokomotivën (minuta 77-të).