Tare: Jemi të interesuar për Kumbullën!

Para se të niste sfida me Torinon, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare foli për mikrofonat e “Sky Sport”.

 Vlonjati konfirmoi zërat për një interesim të skuadrës kryeqytetase për mbrojtësin shqiptar të Veronës, Marash Kumbllën.

 “Futbollisti na intereson, prandaj dhe ne takuam Veronën. Është një profil shumë interesant që mund të jetë i rëndësishëm në vitet e ardhshëm, por ende po bisedojmë me Veronën.

"Ne jemi të sigurt se nuk do ta mbyllim ditën e enjte”, – tha Tare. Drejtori sportiv shton sulmin drejt shqiptarit dhe këtë e konfirmon dhe para kamerave. Lazio dhe Verona do të takohen sërish mes tyre për të diskutuar.