Jep dorëheqjen presidenti i klubit të njohur gjerman

Presidenti i skuadrës së Schalke 04, Clemens Tonnies sapo ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion i klubit.

Lajmin për largimin e Tonnies e dha klubi i Schalkes me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Tonnies ishte në krye të Schalkes që prej vitit 2001. Nën menaxhimin e tij klubi nga Ruhr arriti të fitonte 3 Kupa të Gjermanisë, dy Kupa Intertoto, një Bundesliga dhe arriti gjysmëfinalen e Champions League në vitin 2011.

Mirëpo në sezonet e fundit Schalke ka qenë në një situatë mjaft të vështirë, madje sezonin aktual e mbylli e 12 në renditje.

Shkak për dorëheqjen janë bërë borxhet e shumta të akumuluara ndër vite. Gjithashtu një tjetër shkaktar është edhe mbyllja e fabrikave të mishit që Tonnies kishte nën zotërim, pasi në një prej tyre shpërtheu koronavirus, ku infektuan 1000 punonjës, gjë e cila solli edhe izolimin 6500 punonjësve të tjer.