Ja çfarë u zbulua në anijen e fundosur hollandeze

Mijëra materiale historike të gjetura në rrënojat e një anije hollandeze do të skanohen me një pajisje me rreze X për të zbuluar detaje të fshehta.

Anija 'Rooswijk' u mbyt në bregun e Kent në janar të 1740.

Arkeologët e kanë vizituar anijen prej shumë kohësh dhe kanë arritur të gjejnë suvenire të ndryshme historike.

Shumë prej tyre do të ekzaminohen me anë të një makinerie që kushton £150,000 dhe mundëson shikimin me rreze X.