Korriku hyn me të nxehtin afrikan, temperatura deri në 37° C

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar se muaji korrik do të nisë me mot të kthjellët dhe nën ndikimin e masave ajrore të nxehta.

Temperaturat në orët e mesditës pritet të regjistrojnë vlerën 36-37 gradë Celcius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10 m/s.