Mbyllet laboratori, dyshohet se është infektuar edhe gruaja e Dakos

4-5 punonjës të Laboratorit Mikrobiologjik në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës kanë rezultur pozitivë me Covid-19.

Kjo gjë ka sjellë mbylljen e laboratorit, ndërsa të gjithë punonjësit që janë marrë me analizat, janë izoluar.

Dyshohet se mes të infektuarve është edhe bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Madje dyshohet se edhe Vangjush Dako ka bërë tamponin e koronavirusit, por nuk janë dhënë ende të dhëna si kanë dalë rezultatet e tij.

Sot në Durrës u konfirmuan 10 raste pozitivë dhe një viktimë./MAPO