VIDEO/ 'M'i mblidhni, ç'janë këta që bredhin?!' Policia përzë me dhunë qytetarët, Berisha: Si bashibozukë!

“Narkopolicë si bandë bashibuzukësh!” Me kaq e ka përmbledhur ish-Kryeministri Sali Berisha, një skenë të paparë që ka ndodhur sot në qëndër të Tiranës, në lulishten ku ndodhen bustet e vëllezërve Frashëri.

Një person civil që shfaqet në kamera me këmishë të verdhë, urdhëron një skuadër policësh të largojnë nga lulishtja të gjtiha personat që rrinin në të, përfshirë nëna me fëmijët.

Arroganca e civilit siç shfaqet në video, ka irrituar një qytetare që ka filmuar skenën dhe ka marrë guximin t’i drejtohet “komandantit” me këmishë të verdhë: "Kush je ti dhe me ç’të drejtë na ngre prej këtu?!"

Ish-Kryeministri Berisha ka ftuar në vijim të ndiqet videoja, ku dëgjohen këta zëra:

Një zonjë: O zotëri, kush je ti?!

Shefi me këmishë të verdhë: Hajde çuna, hajde komandant, m’i mblidh të gjithë! Hajde m’i merrni të gjithë, çfarë janë këta që bredhin këtu?!

Zonja: Si është e ndaluar? Po hamë akullore me fëmijët. Ai person është veshur si unë. Si nuk lejohet të rrimë?! O zotëri kush jeni?! Nuk dua!

Policja: Vazhdoni drejt ju lutem!

Zonja: Hiqi duart! Nuk dua! Nuk lëviz, se kam fëmijët këtu, po hanë akullore! Çfarë janë këto? Ku jetoni?!  Po ku t’i lë fëmijët? Unë të rri në trotuar?! Çfarë janë këto? Pse I ngre robt nga lulishtja?! Kush është ky more?!