Britani/Pandemia shtyn operacionet deri në dy vjet

Britanikët mund të presin deri në dy vjet për trajtimet mjekësore të planifikuar për muaj më parë për shkak të rregullave të kontrollit ndaj COVID-19.

Pothuajse gjysma e specialistëve të zemrës, stomakut, etj, do të punojnë në nivele të reduktuara për 12 muajt që vijnë, sipas ‘Royal College of Physicians’.

Operacionet jo-emergjente janë vënë në pauzë prej 3 muajsh tashmë dhe vetëm tani po fillojnë të riplanifikohen.

Mjekët po kryejnë më pak procedura për shkak të kohës që duhet për sterilizimin e pajisjeve.

Më pak pacientë lejohen në dhoma pritje, kështu që shumë takime janë anulluar.

Shumë operacione mund të shtyhen deri në 2 vjet, shkruan Daily Mail.