U infektua në QSUT, vdes i moshuari me koronavirus në Sarandë

Një 85-vjeçar, i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ka humbur jetën ditën e djeshme në Sarandë.

Sipas burimeve, i moshuari kishte pësuar hemoragji cerebrale në shtëpinë e tij.

Për shkak të sëmundjes që kishte, gjatë qëndrimit në QSUT, ai dyshohet të jetë infektuar me koronavirus.

Gjendja e tij e rënduar shëndetësore e bëri të pamundur luftën me Covid-19.