Tashmë në treg: shishja prej letre e verës

Ajo ka pamjen tradicionale të një shisheje vere, por është e bërë prej letre të riciklueshme.

E zhvilluar nga një kompani britanike, shishja ‘Frugal’ do të dalë në treg në bashkëpunim me një vreshtari italiane.

Shishet e verës prej qelqi janë shumë të kushtueshme për tu prodhuar dhe transportuar.

E prodhuar në Ipsëich nga kompania Frugalpac, shishja paraqet një version më të mirë për mjedisin.

Ajo është shumë më e lehtë, peshon 83g në krahasim me shishet 400-500 g të qelqit.

Shishja e parë që do të dalë në shitje është 3Q 2017 dhe do të shitet për një çmim prej £13 në Britani, Danimarkë dhe Hollandë në javët që vijnë.