Koronavirusi/ 3 të vdekur në 24 orët e fundit, 62 viktima deri tani

Tre qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare, viktimat janë nga Tirana dhe Durrësi. 

Deri me tani janë shënuar 62 viktima nga koronavirusi Covid-19. 

Njoftimi zyrtar:

MSH: Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.

Një 44-vjeçare nga Durrësi, një pacient 71-vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85-vjeçar gjithashtu nga Tirana.

Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.