VIDEO/ Ky është skafi 11 metra që transportonte drogë drejt Italisë

Janë 37 persona të vënë në pranga gjatë operacionit ‘Kulmi’ të nisur dhe drejtuar nga Drejtoria e Antimafias në Itali (DIA).

Operacioni ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptaro-italiane që transportonte drogë nga Saranda për në brigjet e Italisë.

Nga të dhënat e deritanishme arrestime janë bërë në Shqipëri e Itali.

Ndërkaq SYRI.net ka siguruar pamje të skafit me emrin ‘Stuhia 1375’ prej 11 metrash të gjatë, me 2 motorë 250 kuajsh fuqi që është përdorur shumë herë për të transportuar drogë drejt Italisë.

Gjatë operacionit ‘Kulmi’ është sekuestruar drogë me vlerë prej 40 milionë eurosh. Gjatë ditës priten të dhëna të tjera në lidhje me këtë aksion të madh.