Nxirret nga liqeni trupi i shoferit që ra me kamion

Është nxjerrë në orët e vona të mbrëmjes trupi i pajetë i drejtuesit të kamionit që u rrëzua me automjetin e tij në Liqenin e Kukësit në rrugën e vjetër.

Ferit Lleshi, 37 vjeç është nxjerrë nga liqeni pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s.

Automjeti tip kamion ra në liqen në rrugën e vjetër të Kukësit në Urën e Kolshit.