Lopa e godet me brirë, shqiptari përfundon në reanimacion

Një shqiptar 54-vjeçar është shtruar në spitalin e Aostas në Itali, pas një incidenti të pazakontë, në Etroubles.

Shqiptari është goditur me brirë nga një lopë pak para mesditës së të dielës.

Pasi është transportuar në spital, mjekët kanë parë gjendjen e rëndë dhe e kanë shtruar në repartin e reanimacionit.

Për momentin, mjekët janë ende të rezervuar për fatin e 54-vjeçarit.