VIDEO/ Atentati me armë në Shkodër, vijnë pamjet nga vendngjarja

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë në Shkodër.

Eshtë qëlluar me armë në drejtim të një personi, në fshatin Vukatanë, por që nuk raportohet për të lënduar.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e të vërtetës. Nga të dhënat e para mësohet se autorë të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të mjetit të shtetasit F. H.

Mesohet nga burime policore se është qëlluar më armë në drejtim të një makine.

Eshte qëlluar në drejtim te mjetit, ku ka qenë brenda vetëm një person.

Sipas burimeve të Syri.net. dy persona, njëra femër me bluzë të bardhë që leviznin me një motor të vogël, kanë qelluar me armë një mjet në Vukatanë.