E padëgjuar më parë! Italia dënon me vdekje ariun, por…

Autoritetet italiane kanë dënuar me vdekje një ari, pasi sulmoi disa persona që po shëtisnin në rajonin verior të Trentinos.

Ndërkohë, grupet e të drejtave të kafshëve në Itali po i bëjnë thirrje autoriteteve të heqin dënimin ndaj kafshës.

Fabio Misseroni, 59 vjeç dhe i biri Christian Misseroni, 28 vjeç, po shëtisnin në shtegun e Mount Peller kur ata panë ariun që i doli përpara.

Ariu kafshoi këmbën e Misseroni para se babai i tij t’i hidhej kafshës në kurriz në mënyrë që i biri të shpëtonte.

Ariu më pas goditi me putër burrin që po rezistonte duke i thyer këmbën në tre vende.

Gjatë kësaj kohe Misseroni bënte zhurmë e i tërhiqte vëmendjen ariut për të lëshuar babanë e tij, ndërsa kafsha u largua brenda në pyll.

Pas sulmit kryebashkiaku i Trentino, Maurizio Fugatti nënshkroi urdhrin për kapjen dhe eliminimin e ariut, të cilin tashmë autoritetet po e identifikojnë nga ADN e pështymës që ai la në rrobat e viktimave. /JavaNews/