VIDEO/ Basha sot në Shëngjin, takohet me operatorët turistikë

Kryetari i PD Lulzim Basha ka shkuar sot në Shëngjin për t’u takuar atje me biznesmenët e vegjël dhe të mesëm, kryesisht të turizmit, që janë goditur shumë nga kriza e COVID-19.

“Realiteti është i trishtë –tha Basha, - sepse edhe këtë javë, ehe javën e kaluar, në vend të mbështetjes për turizmit, kjo qeveri dhe kryeministër kanë vazhduar të derdhin lekët tuaja nga Thesari i Shtetit në xhepat e bandës së Lushnjës, 1 milionë euro për Zoton e Mërtirin.

Kurrë më shumë duheshin këto para për të mbushur xhepat e zbrazët të shqiptarë. Ky është një mësim i madh dhe për qeverinë që do të vijë e këdo tjetër që të kthejë vëmendjen tek ekonomia duke braktisur praktikat korruptive.”