Dabulla në ‘Fair Play’: Kjo Tiranë më emocionon

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, foli me superlativa për ish-ekipin e tij, që është drejt fitimit të titullit kampion.

Në studion e emisionit “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV, Dabulla deklaroi: “Tirana jo vetëm e përmbysi ndeshjen me Skënderbeun, por e dominoi takimin dhe kjo më dha një emocion të veçantë. Kjo Tiranë më ngroh, në këtë periudhë ka bërë ndeshje mjaft të mira dhe nuk i ka falur askush asgjë, as Partizani, as Kukësi dhe as ndonjë ekip tjetër.

Tirana u formua shpejt dhe erdhën lojtarë cilësorë. Pa diskutim që duhej pak kohë sa të përshtateshin lojtarët me njëri-tjetrin. E nisi mirë kampionatin, por pati disa problematika me trajnerët, pasi iku Mema, erdhi dhe iku Ahmataj, por e rëndësishme është që diti të ngrihet. Që prej derbit me Partizanin, Tirana ka patur rritje”.