VIDEO/ Tirana bën përmbysjen e madhe në Korçë, Ngo bëhet heroi i bardhebluve

Në Korçë po luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së 31-të e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Tiranës, shkruan Syri.net.

Skënderbeu e mbylli në avantazh pjesën e parë, me golin e shënuar në minutën e 9-të nga Mensah.

Por Tirana përmbys gjithçka në fraksionin e dytë. Në minutën e 71-të Ngo me kokë e dërgon topin në rrjetën e vendësve duke barazuar 1-1.

Është sërish sulmuesi shtatlartë i cili në të 76’ realizon edhe golin e dytë, duke e çuar drejt fitores skuadrën e tij.