VIDEO/ Shënon Ngo, Tirana barazon në pjesën e dytë ndaj Skënderbeut

Në Korçë po luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së 31-të e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Tiranës, shkruan Syri.net.

Skënderbeu e mbylli në avantazh pjesën e parë, me golin e shënuar në minutën e 9-të nga Mensah.

Por Tirana vë baraspeshën në fraksionin e dytë, ku në minutën e 71-të Ngo me kokë e dërgon topin në rrjetën e vendësve, 1-1.