VIDEO/ Fluks i lartë pushuesish, trafik i rënduar edhe në Lezhë

Jo vetëm në jug. Trafik të rënduar ka patur ditën e sotme edhe në plazhin e Shëngjinit në Lezhë. 

Fluksi i lartë i qytetarëve, që zgjodhën bregdetin e Adriatikut këtë të dielë, kanë sjellë trafik dhe varg kilometrik makinash në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Pavarësisht prezencës së policisë në rrugë, fluksi i lartë i pushuesve që kthehen në shtëpi ka bërë që trafiku të jetë mbytës për përdoruesit e automjeteve.