Rritet numri i vdekjeve në Itali/ Dominon Lombardia

174 infektime të reja dhe vetëm 22 vdekje.

Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Itali lidhur me Koronavirusin.

Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, nga 174 raste, 97 janë vetëm në Lombardi, rajonin më të goditur nga pandemia, i cili numëron edhe 13 nga 22 vdekjet e sotme.

Pas Lombardisë vjen Emilia Romagna me 21 raste të reja, ndërsa rajoni i vetëm me 0 raste dhe 0 vdekje është Puglia, përcjell Syri.net.

Kujtojmë se një ditë më parë Italia regjistroi vetëm 8 vdekje. 

Ndërkohë ka shkuar në 3842 numri i të shëruarve, 1 më shumë se një ditë më parë.

Me shifrat e sotme, numri total i të prekurve në Itali arrin në 240,310 persona, ndërsa ai i viktimave në 34,738. 

Krahasuar me fillimin e pandemisë, ku Italia ishte ndër shtetet më të goditurit me qindra vdekje çdo ditë, tanimë shteti apenin duket se po i rikthehet normalitetit. /A.R, Syri.net