Aksident pranë Librazhdit, përfshihet edhe minibusi me pasagjerë

Një aksident është shënuar pak minuta më parë pranë qytetit të Librazhdit, në vendin e quajtur "Kthesa e Murrashit".

Siç shihet në fotot e mëposhtme, të siguruara në vendngjarje nga gazetari i Syrit, në aksident është përfshirë një autoveturë dhe një minibus pasgjerësh. 

Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka patur të dëmtuar në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.