'President 'danez' apo shqiptar?'/ Çfarë paralajmëron për të hënën gazetari

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë mbrëmjen e nesërme i ftuari i gazetarit Çim Peka në Syri TV.

Lajmin e jep vetë moderatori i "Çim Peka LIVE", i cili tregon edhe temat për të cilat do të diskutohet në emision.

"Aktakuza ndaj Thaçit, situata kaotike në Kosovë, bisedimet me qeveri të varur prej serbëve. 15 kushtet e BE që nuk i njeh Rama dhe qëndrimi i Presidentit. Venecia me Presidentin. President “danez” apo shqiptar? Për këto e të tjera nesër live në 20.45 Ilir Meta, Presidenti i Republikës!!!", shkruan Peka në postimin e tij në Facebook.

 

Kujtojmë se kjo është intervista e parë televizive e presidentit Ilir Meta pas publikimit të akt-akuzës së Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit,

"Çim Peka LIVE" transmetohet çdo të hënë dhe të enjte, ora 20:45, në Syri TV dhe Syri.net.