Arthur Melo refuzon të kthehet në Barcelonë

Juventusi dhe Barcelona kanë gjetur marrëveshjen për shkëmbimin e mesfushorëve Arthur Melo dhe Miralem Pjanic.

Tashmë lojtarët po kryejnë vizitat mjekësore në J Medical, ku të pranishëm janë edhe mjekët e Barçës, të cilët po mbikëqyrin testet e mesfushorit boshnjak.

Të dy klubet po nxitojnë në bisedime, për shkak se duan që kjo marrëveshje të llogaritet në  vitin financiar 2019-2020.

Megjithatë, futbollistët nuk mund të ndyshojnë skuadër, pasi ky shkëmbim është i vlefshëm për sezonin 2020-2021.

Mirëpo, sipas informacioneve të “Calciomercato.it”, ky fakt mund të jetë i parëndësishme për Arthur, i cili është aq i mërzitur për trajtimin që i ka bërë  Barcelona sa që nuk dëshiron më të luajë për ta.

23-vjeçari brazilian nuk donte të largohej nga Camp Nou, por katalanasit ia bënë të qartë se nuk e kishte më në plane.