", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/June/28/auto_NKvktkpTURBXy82YmMwYTJkMzhlOGE3ZGQ3MzRkZTkxMzdhYTlhZWY5Yy5qcGeRlQLNA6UAwsM1593329734.jpg", "width": 900, "height": 599 } }

FOTO - VIDEO/ Debrecen bie nga kategoria, tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët

Skena aspak normale janë regjistruar pas takimit mes Debrecen dhe Paks në kampionatin hungarez të futbollit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, që do të thoshte rënie në kategorinë e dytë për vendasit.

Dhe kjo irritoi shumë tifozët, të cilët menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit pushtuan fushën e lojës, duke detyruar lojtarët që të hiqnin fanella që mbanin veshur.

Ishte një përplasje drejtpërdrejtë midis të dy skuadrave që përpiqeshin të gjenin fitoren për të qëndruar në kategorinë e parë.

Debrecen e pa shumë shpejt veten në disavantazh, pasi miqtë shënuan në minutën e 17-të . Vendasit arritën ta barazonin sfidën një çerek ore përpara fundit, por kjo ishte e gjitha që mund të bënin, pasi ndeshja u mbyll në barazim.

Pas vërshëllimës së arbitrit, lojtarët e Debrecen u shtrinë në tokë të mërzitur me rënien nga kategoria. Mirëpo, nëse do ta dinin se çfarë i priste, ata ndoshta do të shkonin në dhomat e zhveshjes sa më shpejt të ishte e mundur. Tifozët ishin të zemëruar dhe kishin të drejtë ndienin keqardhje, pasi një ekip që dikur luante në Champions League tashmë e sheh veten një kategori më poshtë. Megjithatë, asgjë nuk i justifikon atë çka ata bënë ndaj lojtarëve.