ZYRTARE: Irlanda e Veriut zgjedh trajnerin e ri

Kombëtarja e Irlandës së Veriut ka nënshkruar me trajnerin e ri.

Ian Baraclough është zgjedhur në krye të stolit të përfaqësueses irlandeze duke zëvendësuar Michael O’Neil, i cili javë më parë u largua nga ky post.

Baraclough më parë ka qenë trajner i kombëtares U21 të Irlandës së Veriut, gjithashtu ka punuar si ndihmës trajner edhe tek Oldham Athletic.