Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Një automjet ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur.

Mësohet se shoferi udhëtonte i vetëm në makinë, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Nga ana tjetër, ende nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit.