‘Edhe Rambo do ta kishte zili’: Thika që mori në qafë pogradecarin

“Po shkonte tek arusha” thotë një komentuese. “Edhe rambo do ta kishte zili”, shkruan një tjetër. Të tilla gjykime japin qytetarët e thjeshtë, për këtë thikë që mbante me vete një i ri nga Çerrava e Pogradecit.

Policia e Korçës e ka ndaluar në fshatin Bulgarec dhe e ka kontrolluar në trup 26-vjeçarin P.M, ku i ka gjetur këtë thikë.

Pavarësisht nga arsyet që dha se pse e kishte me vete dhe pavarësisht se nuk rezultonte të kishte bërë ndonjë krim, mjaftoi pamja e asaj thikë që t’I viheshin prangat.

Policia e Korçës tha se ai do të hetohet nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta".