Festë dhe përplasje me policinë, tifozët e Liverpool nuk përmbahen!

Liverpool u shpall kampion i Premier League, pas 30 viteve. Një trofe ky që solli një gëzim të madh te tifozët e “kuq”, të cilët e festuan titullin për orë të tëra.

Pikërisht për shkak të këtij triumfi, tifozët nuk janë përmbajtur, teksa kanë dalë në rrugët e qytetit dhe kanë festuar me të madhe. Ata nuk kanë pyetur për asgjë, madje as për rrezikun e Koronavirusit, i cili vazhdon ende të jetë i përhapur.

Pas të enjtes, tifozët kanë dalë edhe ditën e djeshme në rrugët e qytetit, për të festuar për këtë arritje të skuadrës së zemrës.

Autoritetet shtetërore, kanë dalë në komunikata të ndryshme, ku deklarojnë se duhet të shmangen grumbullimet, teksa për këtë kanë nxjerrë edhe policinë në rrugë.

Madje thuhet se ka pasur edhe përplasje mes tifozëve dhe policëve, teksa janë arrestuar edhe 10 persona.