Koronavirusi pushton fasonerinë në Vlorë, 11 të infektuar në 24 orët e fundit

Shifrat e të prekurve nga virusi COVID-19 në qytetin e Vlorës janë bërë mjaft shqetësuese ditët e fundit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 11 të infektuar të rinj, të gjithë punonjës të një fasonerie në qytet.

Ndërkohë mësohet se Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimet epidemiologjike për të parë nëse ka të infektuar mes kontakteve të tyre jo vetëm brenda këtij biznesi por edhe te familjarët e tyre.