Ja kush janë dy viktimat e fundit të COVID-19

Dy të sëmurë, që janë infektuar nga COVID-19, kanë humbur jetën pasi jane prekur edhe me COVID-19 gjate shtrimit ne spital.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi të shtunën se nga ishin viktimat e epidemisë.

Viktima e parë ishte një grua 59 vjeçe nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Viktima e dytë, një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni dhe trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive.

Të dy ata nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shprehu publikisht ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ndërkohë, vazhdon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.