VIDEO/ Meta e nis ditën e shtunën me pedalone dhe ka një këshillë

Presidenti Ilir Meta është shfaqur sot sërish në det, ku po e kalon fundjavën. Këtë radhë Presidenti lundon i vetëm me një pedalone dhe u dërgon edhe një këshillë miqësore pushimesh, ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

'Përshëndetje të dashur miq, - thotë ai. - Më mirë me pedalone sesa me jaht apo me skaf, sepse i forcon këmbët për të ngjitur male më të larta, por edhe nuk harxhon karburant.

T’ia kaloni mirë sot të gjithë', përfundon kreu i shtetit.