Hakimi i tha 'jo' dy klubeve 'big' për Interin

Inter është shumë pranë firmës me Achraf Hakimin. Sipas informacioneve të “La Gazzetta dello Sport”, talenti maroken dëshiron të luaj vetëm për zikaltërit dhe mësohet se ai u ka thënë “jo” ekipeve si Bayern Munich dhe Manchester City, për klubin Lombard.

Mbrojtësi 21 vjeçar është “tërhequr” nga projekti i familjes Zhang dhe tani Marotta duhet vetëm të ulet në tryezë dhe gjejë “gjuhën” e përbashkët me Real Madrid.

Shifrat janë të njohura: rreth 40 milionë euro për kartonin plus 5 milionë euro plus, si dhe kontratë deri në vitin 2025 për lojtarin.

Sipas medias italiane, Hakimi do të luajë ndeshjen e fundit me skuadrën e Dortmund (ekip ku është i huazuar nga madrilenët) ditën e sotme kundër Hoffenhaim, pasi me shumë gjasa do të largohet drejt Italisë për të firmosur me Inteirin.