Ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit fiton titullin kampion në Malin e Zi

Ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit, Mladen Milinkovic, ka arritur të lejë "gjurmë" edhe në kampionatin malazez të futbollit. Milinkovic është shpallur kampion i Malit të Zi me skuadrën e Buducnosit 6 javë para fundit të kampionatitit.

Aktualisht diferenca me vendin e dytë Sutjeska është plot 20 pikë, duke mundësuar kështu zyrtarisht fitimin e titullit kampion. Për sa i përket trajnerit serb 52-vjeçar, ai drejtoi plot 40 ndeshje Luftëtarin dhe vetëm 16 ndeshje Kukësin.

Më pas Milinkovic mori drejtimin e Keshlës në Azerbajxhan dhe Syrianskës në Suedi. Së fundmi ai u bë trajneri i Buducnostit, ku edhe arriti këtë sukses historik.