E shtunë me diell në bregdet, me stuhi shiu në zonat malore

27 qershor 2020 moti do të mbetet me diell në zonën bregdetare, ndërsa në zonat malore vranësirat do të pasohen nga rreshje shiu dhe stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  15/31°C

Zonat e ulëta  16/35°C

Zonat bregdetare 20/31°C