Ancelotti: Klopp ka ndërtuar një makinë perfekte

Jurgen Klopp është trajneri i momentit.

Gjermani ka kthyer titullin në Liverpool pas 30 vitesh, por puna e tij në  këto 5 vite ka ndihmuar Të Kuqtë të kthehen të triumfojnë edhe në Europë.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, jemi par ëjavën e kaluar kur gjithçka ishte e sigurt dhe i kam bërë komplimentet”, ka thënë trajneri i Everton për Sky Sports.

“Klopp është arkitekti i këtij suksesi, i kësaj skuadre. Jo vetëm për fitoren në Premier, por për gjithçka ka arritur të bëjë qëkur ka ardhur 5 vite më parë: me durim ka arritur të ndërtojë një makinë perfekte”.