Greqia hap sezonin turistik më 1 Korrik, por ja cilat shtete e kanë të ndaluar hyrjen

Nga 1 korriku, Greqia hap sezonin turistik duke lejuar edhe fluturimet ndërkombëtare. 

Por sipas asaj që raporton media greke, "Protothema", jo të gjitha shtetet mund të udhëtojnë drejt shtetit helen, përcjell Syri.net.

Kjo masë e autoriteteve greke lidhet me numrin e lartë të infektimeve me Covid-19 në këto shtete.

Sipas informacionit nga gazeta, vendet për të cilat ndalimi i fluturimeve do të vazhdojë të zbatohet janë:

Britani e Madhe
Suedia
SHBA
Rusia
Izraeli
Katar
Emiratet e Bashkuara Arabe
Arabia Saudite
Maqedonia e Veriut