VIDEO/ Festa e fitimit të titullit, Jurgen Klopp tregon aftësitë e tij në kërcim

Liverpooli mbrëmë u shpall matematikisht kampion i Premier League,  pasi Chelsea  mundi Manchester Cityn 2-1.

Ky trofe vjen pas 30 vjetësh dhe natyrisht, festa ishte e jashtëzakonshme si tek stafin i klubit ashtu edhe te tifozët që mezi e prisnin dhe nuk kanë dashur të dëgjojnë për koronavirusin. Mijëra nga ta kanë shkuar mbrëmë te stadiumi Anfield dhe e kanë festuar titullin si në ditët normale.

Ashtu bën edhe futbollistët e i gjithë stafi, por brenda. Në rrjetet sociale, është publikuar një video nga festa e Liverpoolit dhe shihet se si njeriu që ndryshoi historinë e klubit, Jurgen Klopp, feston duke kërcyer.