Achraf Hakimi i thotë 'po' Interit

Aktualisht në huazim te Borussia Dortmund por në pronësi të Real Madrid, Achraf Hakimi mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali.

Pak ditë më parë mediat spanjolle raportuan se klubi i Interit interesohej për shërbimet e mbrojtësit 21 vjeçar. Trajneri zikaltërve, Antonio Conte e sheh si prefekt Hakimin në krah të mbrojtjes dhe për këtë arsye u ka kërkuar drejtuesve blerjen e tij.

Sipas “Sky Sport” edhe vetë lojtari ka rënë dakord për transferimin te Interi dhe marrëveshja me Real Madrid është shumë afër: shuma që duhet të paguajnë zikaltërit është rreth 40 milionë euro.