Presidentin e Bylisit nuk e tremb Tirana, i bindur për kualifikimin në finalen e kupës

Në ambientet e stadiumin “Air Albania” u hodh shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Nga tërheqja e goglave u formuan dy çiftet gjysmëfinaliste Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, pasi mori vesh se do të përballet me kryesuesen e Superligës, Tiranën, deklaroi: “Më mirë me dy ndeshje se me ndeshje teke. Tirana është në formë të mirë, por dhe ne jemi ekip i mirë. Po kalojmë një moment të mirë dhe jam i bindur që do të kualifikohemi. Normalisht, kupa është diçka e madhe për ne, por ka rëndësi dhe kampionati”.