FOTO - VIDEO/ Tifozët e Liverpool në delir pas fitimit të titullit kampion

Pas 30 viteve pritje, Liverpool është shpallur kampion i Premier League. “Të kuqtë” fituan titullin e 19-të në histori, i pari që nga themelimi i Premier League.

Edhe pse në kohë pandemie, tifozët nuk i ka ndalur as virusi famë keq për të festuar titullin kampion në Angli.

Liverpool u shpall kampion pas humbjes së Manchester Cityt  ndaj Chelseat në transfertë (2-1).