Temperatura të larta, reshje dhe rrufe/ Çudirat e motit për nesër

PARASHIKIMI METEO, e premte 26 Qershor 2020. Sipas IGJEUM.

RESHJET

nesër (e premte, dt. 26) priten reshje, në përgjithësi, të dobëta në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe, sidomos në qarqet Lindore dhe Jugore të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt. 26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 30°C

në vendet e ulëta: 18 / 34°C

në vendet malore: 12 / 28°C

ERA

Nesër (e premte, dt. 26) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.